EMRI/ Skemë mashtrimi me TVSH, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

20 Mars 2025, 13:42 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRI/ Skemë mashtrimi me TVSH, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari i

Ekstradohet nga Italia shtetasi italian Salvatore Cascino, 53 vjeç.

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin italian, për veprat penale “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

53-vjeçari  është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Cascino akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...