Emri/ Makina përplas 18 vjeçarin për vdekje në Tiranë

3 Shkurt 2023, 08:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Makina përplas 18 vjeçarin për vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur Enjon Saliajn 18 vjeç. Viktima është djali i Kudret Saliaj që u vra nga gruaja dhe vjehrri. Kudret Saliaj ishte në proces divorci me gruan e tij ndërsa kjo e fundit po vuan dënimin në burg për vrasjen. Enjon Saliaj e ka përplasur makina mbrëmë nga ora 11 në Kinostudio dhe shoferi është larguar. Ka lenë makinën dhe si ka dhënë ndihmë.

Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 18-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128