EMRI/ Vidhte motorra në Igumenicë dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet

Për 1000 euro, një i ri shiste në tregun e zi të Shqipërisë motorët që vidhte në Igumenicë, të cilat i kalonte përmes kufirit greko-shqiptar.
I riu shqiptar Orgest Veizaj 32 vjeç nga Vllahina e Vlorës kishte një preferencë të veçantë për motorrët, ndërsa mënyra e tij e të vepruarit habiti edhe policët, duke qenë se ai nuk ishte i dukshëm profesionist.
32-vjeçari Orgest Veizaj po kërkonte një model specifik motori. Papaqi 125 kubiksh, të cilat shiten shumë shtrenjtë dhe shumë lehtë në Shqipëri.
Ai largohej nga kufiri shqiptar herët në mbrëmje në këmbë, kalonte në territorin grek kur mbërrinte rreth orës 03.00 të mëngjesit në Igumenicë dhe kërkonte motoçikletat që donte.
Në total, 6 muajt e fundit, shqiptari kishte arritur të vidhte gjithsej 6 motora, të cilat i shiste në Shqipëri.
Pas vjedhjes së tretë, policia kuptoi modelin e veprimit të tij dhe nisi patrullimet e natës, deri në mëngjesin e djeshëm, kur e pikasi duke ecur në rrugë.
Pas disa kohësh vëzhgimi, ai u pa duke tentuar të vidhte një motor tjetër dhe u kap në flagrancë. I riu ka pranuar aktin e tij dhe është dërguar në prokurorinë kompetente të Thesprotisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

