
EMRI+FOTO/ Detajet e reja nga plagosja e policit në Kurbin, tentuan t’u shpëtojnë efektivëve, por u konfliktuan në makinë


Klaudio Buraku, është personi që u arrestua nga komisariati i Laçit, pasi rezulton se ka goditur me armë punonjësin e policisë teksa ishte në shërbim pranë një postoblloku në rrugë.
Burraku rezulton person i shpallur në kërkim qysh në vitin 2023 për një ngjarje ku akuzohet nga prokuroria Lezhës për “Shkatërrim prone”, “mbajtje pa leje të armëve” dhe “kanosje me armë”.
Në momentin e arrestimit, ditën e sotme Burrakut ju gjetën në makinë dy pistoleta dhe një armë zjarri kallashnikov.
Burraku, u ndalua nga policia në përpjekje për t’i ikur një postoblloku policor në rrugë, i cili më pas u përplas me makinën e policisë, duke sjellë dëmtimin e saj dhe më pas ka qëlluar drejt punonjësit të policisë, që shërben pranë komisariatit të Laçit.
Në kërkim për disa vepra penale, qarkullonte i armatosur dhe përplasi automjetin e punonjësve të Policisë, gjatë operacionit për kapjen e tij, vihet në pranga 28-vjeçari.
Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov).
Shoqërohet në Komisariat dhe një i afërm i 28-vjeçarit, pasi në momentin e ndërhyrjes së Policisë, për kapjen e shtetasit në kërkim, i shoqëruari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, një 26-vjeçar që ishte në automjet me 28-vjeçarin.
Shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë, lëndë narkotike dhe/ose sende të tjera të kundërligjshme, me vete, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas me rrezikshmëri, i cili qarkullonte me armë në qytetin e Laçit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hijet”.
Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se shtetasi i kërkuar po lëvizte me automjet, në lagjen nr. 4, Laç.
Në momentin e ndërhyrjes për ndalimin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe menjëherë kanë ndërhyrë.
Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të automjetit që lëvizi me shpejtësi, sapo u konstatuan shërbimet e Policisë.
Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtohej nga shtetasi i kërkuar, në tentativë për t’iu shmangur shërbimeve, është përplasur me automjetin e shërbimeve operacionale të DVP Lezhë.
Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe arrestuar shtetasin K. B., 28 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës.
Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte Policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe shtetas të tjerë. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Gj. B., i afërm i shtetasit K. B., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin M. D., 26 vjeç, të cilin shërbimet e Policisë e transportuan menjëhere në spital dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Gj. B., pasi ka plagosur 26-vjeçarin, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., dhe është larguar me shpejtësi, me këmbë.
Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Hijet”, kanë kapur dhe kanë shoqëruar shtetasin Gj. B., dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Në përfundim të veprimeve do të ketë informacion të plotë në lidhje me rastin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128