Emri+Foto/ Shpallet në kërkim drejtori i shkollës artistike Durrës, shpërndante drogë

7 Korrik 2024, 11:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri+Foto/ Shpallet në kërkim drejtori i shkollës artistike

Gjatë mega-operacionit të policisë së Durrësit të koduar “Summer” ku u finalizuan dy hetime pro-aktive për goditjen e armbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së narkotikëve është shpallur në kërkim dhe një drejtor shkolle.

Bëhet me dije se blutë e qytetit bregdetar të cilët kanë inicuar hetimin, kanë shpallur në kërkim Dashamir Mehmetin, drejtor i shkollës artistike, “Jan Kukuzeli” apo siç njihet ndryshe shkolla e muzikës.

41 vjeçari nga hetimet në bashkëpunim me prokurorinë ka rezultuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nuk dihet nëse pjesë e ‘klientëve’ të tij kanë qenë edhe nxënës të shkollës që ai drejton ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan 15 persona, 3 të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa 4 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

 

Po ndodh...