Sulmet kibernetike/Analisti: Mund të ketë dhe ekspertë shqiptarë të implikuar

14 Shtator 2022, 13:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmet kibernetike/Analisti: Mund të ketë dhe ekspertë

Gjatë një diskutimi në emisionin ABC Live, ku ishte I ftuar edhe analisti Mentor Nazarko, u diskutua për sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri.  Për analistin Mentor Nazarko, është e rëndësishme që të diskutohet se çfarë synojnë këto sulme dhe cilët janë përfituesit e saj.

Për Nazarkon sulmet kibernetike ‘janë një ‘lojë gjeopolitike’, me siguri është Irani, por mund të jetë dhe Rusia, përderisa janë dy vende miqësore me njëra tjetrën, ka dyshime që ka dhe hackera që vijnë nga Serbia’.

Sipas Nazarkos, ‘informacionet nga specialistët e këtij sektori, theksojnë që ka edhe bashkëpunim nga brenda, ekspertë shqiptarë të implikuar, ekspertët e sulmeve kibernetike e vlerësojnë edhe këtë gjë’.

Për Nazarkon sulmet kibernetike janë një agresion i mirëfilltë, është një agresion që godet, dobëson dhe që ka qëllim de-stabilizimin e vendit.

 “Këto sulme ndaj Shqipërisë shihen si sulme ndaj NATO-s, krijimin e destabilizimit, shtënia në dorë e këtyre informacioneve, pavarësisht deklaratave qetësuese të kryeministrit që sistemi po funksionon, shihet edhe si sulm ndaj NATO-s. Ati i Shenjtë e ka quajtur luftën në Ukrainë, si luftë e tretë botërore. Rusia nuk kursehet në mjetet që përdor, përdoren armët konvecionale por edhe ato jo-konvecionale”, tha Nazarko.

Po ndodh...

ide