Çfarë thoshte ish e dashura e mashtruesit turk pas grabitjes së 2 miliardë $

Historia e mashtrimit të mbi 391 mijë personave nga ana e Faruk Fatih Özer, themeluesit të shkëmbimit të kriptove Thodex, ra si një bombë në axhendën e Turqisë, ku autoritetet duhet të jenë tepër të lumtura teksa u njoftuan sot nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi për arrestimin e tij.
28-vjeçari u kap ditën e sotme në Jug të vendit teksa pushonte dhe tashmë pritet ekstradimi i tij, pasi një buletin i kuq ishte lëshuar nga Interpoli për kapjen e tij.
E teksa Özer është transformuar tërësisht pas qëndrimit të tij prej 1 vit në Shqipëri, mediat turke kanë rikthyer edhe njëherë dëshmitë e rrethit të tij të ngushtë, pasi në Turqi shpërtheu skandali i grabitjes së tij me kosto 2 miliardë dollarë.
“Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë. Ai jetonte me familjen e tij në Beykoz. Tha se ishte i interesuar për softuer dhe se kishte një kompani në Singapor”, ka rrëfyer ajo pas arratisjes së Ozer në prill 2021.
Pas asaj që ndodhi, Eslem Sena Nur gjithashtu tha: “Ai nuk tregonte asgjë për paratë e kriptove. U ndamë për shkak të xhelozisë. Ai tha se kishte një kompani softuerësh jashtë vendit. Më kujtohet se ishte në Singapor. Ai i hyri kësaj pune pasi u ndamë, e dija që ishte fëmijë i një familjeje të pasur. Në karantinë vitin e kaluar, më thirri të takoheshim përsëri, por unë nuk e pranova.”
Sipas HaberTruk, thuhet se ajo që ndodhi me Thodex, ku u mashtruan 391 mijë persona, është mashtrimi më i madh në historinë e Republikës së Turqisë.
Në shumë qytete u ngritën kallëzime penale kundër Faruk Fatih Özer, i cili përdorte emra të njohur si Burcu Esmersoy, Eda Ece, Ebru Şallı, Gökçe Bahadır, Mine Tugay dhe Özge Ulusoy.
-
-
-
-
Arrestimi i miliarderit turk në Vlorë, reagon ministri Çuçi
30 Gusht, 12:33
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




