Arrestimi i miliarderit turk në Vlorë, reagon ministri Çuçi

30 Gusht 2022, 12:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i miliarderit turk në Vlorë, reagon ministri

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit në Elbasan të miliarderit turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Në një postim në Twitter, Çuçi përgëzon oficerët që morën pjesë në operacion, duke kërkuar që të mos toleruar krimin e organizuar.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, lexohet në postimin e Çuçit në Twitter.

Ndërkohë, mediat turke shkruajnë se ministri Çuçi ka informuar homologun e tij turk, për arrestimin e kryer.

Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka njoftuar sot në mëngjes ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu se themeluesi i Thodex, i arratisuri Faruk Fatih Özer, i cili ishte kërkuar me njoftim të kuq, u kap në Vlorë në Shqipëri dhe identiteti i tij u konfirmua nga rezultatet biometrike. Procedurat për ekstradimin e Fatih Özer në Turqi kanë nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Departamentit të Interpolit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Turqisë, sipas Hurriyet.

 

Po ndodh...