Festa e Shqipërisë/ Serbët provokojnë, djegin flamujt në përvjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor 2024, 20:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Festa e Shqipërisë/ Serbët provokojnë, djegin flamujt

Një nga shumë grupet e rrezikshme sociale “Koridor” i njohur për shpërndarje të propagandës dhe videove e lajmeve nacionaliste serbe ka provokuar rëndë.

Këtë herë aty, janë shfaqur disa video nga veriu i Kosovës. Disa të rinj fytyrat e të cilëve nuk vërehen kanë djegur vargun e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë ata e kanë bërë mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, pikërisht në ditën kur shqiptarët festojnë 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e Flamurit.

“Mirëmëngjesi, duhet të jetë mirë kur e shihni këtë, apo jo?”, shkruan në përshkrimin e videove të shumta të momentit kur serbët djegin flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë që ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Akte të tilla janë të ndaluara edhe me ligjet e Kosovës.

 

Po ndodh...

ide