
Fluks i lartë në portin e Durrësit/ Ja sa persona hynë në Shqipëri vetëm gjatë fundjavës që lamë pas

22 Korrik 2024, 18:32 / AKTUALITET
Një fluks të lartë ka pasur dhe porti i Durrësit, i cili ka mirëpritur mbi 14 mijë persona vetëm gjatë fundjavës që lamë pas.
Sipas statistikave të Autoritetit Portual Durrës përgjatë datave 19, 20 dhe 21 korrik në vendkalimin kufitar detar më të madh të vendit janë përpunuar në hyrje 14,145 udhëtarë, ndërsa në dalje 3,356. Gjithashtu në vend kanë hyrë gjatë kësaj fundjave 4,267 mjete dhe kanë dalë 1,216.
Ky fluks në hyrje pritet të vazhdojë deri në mes të muajit gusht.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128