FNSH sekuestron mijëra euro dhe pistoletë në banesën e një 33 vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së këtë të shtunë kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në Vlorë për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.
Sipas policisë në banesën e Rodrigo Shemshos 33 vjeç, që dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal janë gjetur dhe sekuestruar , 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe shumën 39 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e këtij grupi kriminal.
Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit.
“Kontrolle intensive të befasishme, për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.
Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së, kontrolle në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.
Sekuestrohen në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal, 39000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e grupit kriminal, si dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
-
Bashkëpunëtor në 8 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari vlonjat
1 Prill, 12:57 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



