FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e tradhëtoi ish-misin dhe të fortin e Shkodrës

14 Mars 2025, 11:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, u nis nga Tirana bashkë me të dashurën e tij, E.A., ish-miss dhe Astmer Bilalin, pasi kishte planifikuar vrasjen e Fatbardh Licit.

Në Lezhë mbërrijnë në orën 06:11, prej andej në Shkodër.

Sipas SPAK, dyshohet se Safet Bajri dhe Bilali marrin automjetin e vjedhur dhe afrohen te lokali që Sokol Lici kishte me qira.

Aty pinte çdo mëngjes vëllai i Sokolit, Fatbardh Lici.

Këtë të fundit e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, mjeti ka lëvizur në drejtim të Dobracit, ku ka hyrë në rrugicën që të çon te lokali i Bajrave, ku dyshohet të ketë zbritur Safet Bajri.

Më pas, Astmer Bilali djeg automjetin që përdorën në vrasje.

Njëzet minuta më vonë, është E.A., e dashura e Safetit, që drejtonte automjetin me të cilin janë larguar.

 Para hetuesve, vajza ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit.

Për këtë arsye, SPAK ka firmosur urdhër-arrest ndaj saj dhe ajo ka përfunduar në pranga, nën dyshimet për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit.

Sipas hetuesve, ka dyshime se ajo kishte dijeni për ngjarjen. SPAK thotë se ishte Behar Bajri që përplasi Ibrahim Licin e Astmer Bilalin.

Fatbardh Licin e vranë në shenjë hakmarrjeje, pasi dyshonin se Ibrahimi kishte vrarë mikun e tyre, Boran Bërcana, dhe partneren e tij, Silvi Ndoci. Boran Bërcana dyshohej si autor i atentatit me tritol ndaj Pellumb Kullës, dhëndrit të Licëve.

Bërcana ishte shok me Gjin Ndojin, që u vra, sipas SPAK, nga Behar Bajri. Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë tashmë zyrtarisht të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Ata u tradhtuan nga kamerat e sigurisë në qytet dhe, në çdo lëvizje, u fokusuan.

Vna ka publikuar disa prej fotove të automjeteve që u përdorën në vrasjen e Licit.

Analizimi i pamjeve filmike dhe provave të tjera ka bindur hetuesit se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë autorë të vrasjes.

FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e

FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e

FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e

FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e

FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e

FOTO/ Dalin pamjet pas ekzekutimit të Fatbardh Licit. Çfarë e

Po ndodh...