FOTO/ Hapi zjarr ndaj policisë në Rinas, kush është Klajdi Buza me të shkuar të errët kriminale

14 Shkurt 2025, 10:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Hapi zjarr ndaj policisë në Rinas, kush është Klajdi

Detaje nga arrestimi i të riut që sulmoi forcat policore mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit.

I arrestuari me emrin, Klajdi Buza, 35-vjeçar ku sipas informacioneve nuk është i panjohur për policinë.

Shtetasi është arrestuar dhe më parë në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Gjithashtu në vitin 2015 ai ka bërë denoncimin e makinës së tij, ‘‘BMW X 5 me targa AA 987 BC", teksa policia në atë periudhë e kishte gjetur të braktisur në Fushë Krujë.

Sakaq, 35-vjeçari është në duart e policisë dhe po procedohet për veprën e kryer.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FOTO/ Hapi zjarr ndaj policisë në Rinas, kush është Klajdi

 

Po ndodh...