
FOTO/ Krimi në Shkodër, kush është viktima dhe e plagosura

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me të shtënat me armë zjarri të regjistruara paraditen e sotme në qytetin verior.
Burimet zyrtare konfirmojnë se shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij, Anila Prendushi dhe më pas veten. 34-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”. Në momentin kur Kolë Manaj ka kryer aktin ekstrem, ka qenë bashkë me të dashurën e tij në makinë.
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
-
-
FOTOT/ Oriola Marashi nuk njeh limite, modelja pozon nudo
18 Shkurt, 12:18 -
Viti 2024, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë
18 Shkurt, 12:10 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128