
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Elezi: Do të presim vendimin e Gjykatës Supreme

Para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, KQZ do të marrë konfirmimet e Panelit zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme nëse në këto institucione ka ndonjë ankesë që kërkon vendimmarrjen e tyre.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se aktualisht KQZ-ja është duke pritur vendimmarrjen nga Gjykata Supreme, lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion nga një subjekt politik i certifikuar. Pas ndjekjes së këtyre hapave ligjor, ai tha se KQZ-ja mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“KQZ është duke pritur vendimmarrjen nga Gjykata Supreme për një ankesë. Për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar te subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore.
Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimmarrjen nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion nga një subjekt politik i certifikuar.
Para thirrjes së mbledhjes për shpalljen e rezultateve, KQZ do të marrë konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme nëse në këto institucione ka ndonjë ankesën që kërkon vendimmarrjen e tyre dhe nëse KQZ mund të procedoje me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para, e dyta PDK, LDK e treta dhe AAK-Nimsa e katërta.
Komisioni qendror i zgjedhjeve njoftoi më herët se ka përfunduar edhe rinumuërimi i fletvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, pas kërkesës së Vetëvendosjes.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128