Ferrari e Mclaren nisin sfidën/ Dy ekipet tregojnë pushtetin në nisjen e provave në Formula 1
Fillimi i sezonit 2025 të Formula 1 në Melburn duket se do të jetë një betejë e fortë mes Ferrarit dhe McLaren.
Në seancën e parë të provave të lira, më i shpejti ishte Lando Norris me McLaren-Mercedes, ndërsa në seancën e dytë Charles Leclerc me Ferrarin vendosi kohën më të mirë të ditës, duke u ngjitur në krye.
Pas Leclerc renditet Oscar Piastri, piloti vendas nga Melburn, me një diferencë të vogël prej 124 mijëta sekonda, ndërsa Norris mbylli podiumin e FP2 me vetëm 141 mijëta larg liderit.
Në debutimin e tij me Ferrarin, Leëis Hamilton u pozicionua i pesti, 420 të mijëta larg shokut të skuadrës.
Ndër të dy pilotët e kokëkuqes u fut surprizueshëm Yuki Tsunoda me VISA Cash App Racing Bulls, i katërti me +0.345 sekonda nga Leclerc.
Racing Bulls vendosi edhe Isack Hadjar në vendin e gjashtë, duke kompletuar një ditë mjaft pozitive për ta.
Në simulimet e ritmit të garës, Ferrari dhe McLaren treguan formë shumë të mirë, duke u shfaqur shumë të afërta mes tyre.
Në krahun tjetër, Mercedes dhe sidomos Red Bull patën vështirësi, gjë që mund të ndikojë shumë edhe në garën e së dielës. Gjithashtu, parashikimi i motit flet për shi të mundshëm në ditën e garës, çka mund të përmbysë kartat.
Hulkenberg dhe Stroll u vendosën gjithashtu në top 10, Alpine dhe Ëilliams mes grupeve të mesme
Nico Hulkenberg me Sauber dhe Lance Stroll me Aston Martin u pozicionuan respektivisht në vendin e tetë dhe të nëntë.
Carlos Sainz, ish-piloti i Ferrarit, tani me Ëilliams, u rendit i njëmbëdhjeti, megjithatë do të jenë provat zyrtare të së shtunës që do të vendosin se si do të nisë gara për grand pric të australisë
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
