Juristi Kreshnik Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës!

14 Mars 2025, 13:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Juristi Kreshnik Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin 'Frontline' në Report Tv mbrëmjen e sotme, u ndal tek besueshmëria e partive të reja.

Ai tha se priste që pritshmëria të ishte më e lartë. Sipas tij, partitë e reja kanë bërë gabim që nuk u bashkuan kundër kryeministrit Rama dhe Sali Berishës.

"Unë prishja që të ishte më e lartë besueshmëria për partitë e reja. Besueshmëria është jo e lartë dhe arsyet janë se disa nga partitë e reja kanë krijuar konflikt mes njëra- tjetrës. Ky është një gabim i madh dhe një përgjegjësi historike. Disa nga partitë e reja do të mbajnë përgjegjësi historike për një moment që vjen 1 herë në 100 vite. Këto 7 parti që janë 3 të reja dhe të tjerat që kanë qenë pjesërisht në poltikë, duhet që të krijonin polin e tyre politikë duke prezantuar një kryeministër të ri. Partitë e reja thoshin nuk bashkëpunojmë me të vjetërit. Po ku vjen më ky moment historik për ti larguar këta nga politika", tha ai.