Lajme flash

Rregullorja ia lejon, Asensio në fushë kundër klubit që ka kartonin

14 Mars 2025, 16:21 / SPORT ALFA PRESS

Rregullorja ia lejon, Asensio në fushë kundër klubit që ka

Karriera e Marko Asensios te PSG-ja ka qenë për t’u harruar, por ai tani ka mundësinë t’i bëjë ata të kujtojnë emrin e tij.

29- vjeçari mund të luajë kundër klubit të tij në përballjen e tyre çerekfinale në Champions kundër Aston Vilës, muajin e ardhshëm, pasi u huazua nga “Parc des Princes” në “Villa Park” në shkurt.

Dopieta e tij në pjesën e dytë në fitoren 3-0 të së mërkurës, në ndeshjen e dytë kundër Klub Bryzhit në 1/8-tat, i vendosi anglezët përballë PSG-së, pasi francezët eliminuan me penallti Liverpulin të martën.

Por rregullat e UEFA-s thonë se klubet nuk mund të ushtrojnë asnjë ndikim mbi lojtarët që një klub tjetër mund (ose jo) t’i aktivizojë në një ndeshje, që do të thotë se ëndrra e PSG-së në Ligën e Kampioneve mund të përfundojë nga këmbët e lojtarit të tyre.

 

Po ndodh...