
Basha dhe Berisha bëjnë “xing”, shkojnë të dy në Elbasan për Ditën e Verës

Opozita ka zbarkuar në Elbasan për Ditën e Verës. Pas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe ish-i i kësaj force politike ka vendosur Elbasanin për të kaluar këtë festë.
Në një deklaratë për mediat, Basha ka uruar shqiptarët, teksa i emocionuar ka shprehur kënaqësinë që sot është rikthyer në qytetin ku për një kohë të gjatë ka qenë përfaqësues i këtij qarku.
Ai u shpreh se ky vit duhet të sjellë ndryshime pozitive dhe besim në një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
“Elbasani, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë. Në këtë ditë vere jam mbledhur këtu me grupin e kandidatëve për deputet të cilët i thonë po vlerave qytetare, i thonë po ndryshimit dhe riciklimit sepse të gjithë jemi këtu duke besuar se Elbasani meriton më shumë, Shqipëria meriton më shumë”, tha Basha ndër të tjera.
Në Elbasan këtë të premte ka shkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përpos premtimeve elektorale dhe urimit për shqiptarët për këtë Festë, Berisha i “shtriu dorën” për bashkëpunim edhe Dashnor Sulës, i cili jo më larg se dy ditë më parë vendosi që t’i bashkohej për zgjedhjet e 11 Majit “Nismës Shqipëria Bëhet”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128