Anisa Rapo, kandidatja më e re e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë: Do të jem 100% e angazhuar për këtë betejë

14 Mars 2025, 14:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Anisa Rapo, kandidatja më e re e Koalicionit Euroatlantik në

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Anisa Rapo, ka ndarë në rrjetet e saj sociale fjalën e mbajtur në takimin e Kryesisë së Degës 11, ku ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i Koalicionit, Lulzim Basha.

Në fjalën e saj, Rapo, vetëm 19 vjeç dhe studente e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, shprehu mirënjohjen për besimin që i është dhënë për të kandiduar si pjesë e listës së hapur të Koalicionit Euroatlantik.

Faleminderit z. Lulzim Basha për mbështetjen dhe për mundësinë që të rinjtë të vlerësohen dhe të bëhen pjesë e politikës si të barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë,” tha ajo.

Rapo theksoi gjithashtu angazhimin e saj maksimal për këtë betejë dhe falënderoi Kryetarin e Degës 11, Neritan Vladi, si dhe të gjithë anëtarët e kësaj dege për mbështetjen dhe mundësinë për t’i përfaqësuar në këtë garë.

“Do të jem 100% e angazhuar për ta çuar këtë betejë deri në fund! Suksese për të gjithë kandidatët dhe Koalicionin Euroatlantik,” përfundoi ajo.