Rama në SPAK për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Do jemi ballë për ballë, duhet të jenë dhe mediat

16 Prill 2026, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama në SPAK për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Do

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për t’u thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani” të kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se në dosje përfshihen disa firma të Ramës dhe e akuzoi atë për veprime të paligjshme në ndryshime të destinacionit të pronave, akuza që Rama nuk i ka pranuar më herët në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë deklaratë.

Ai shtoi se është i gatshëm të paraqitet në gjykatë dhe se publiku pret një përballje mes tyre në sallën e gjyqit.

FJALA E BERISHËS:

Pyetja e gazetarit: Zoti Berisha, ditën e djeshme, GJKKO ka vendosur të thërrasë si një nga dëshmitarët për çështjen ku jeni person nën hetim edhe kryeministrin Rama. Keni një koment?

Sali Berisha: Është kërkuar me kohë thirrja e Edi Ramës pasi në atë dosje Edi Rama ka mbi 12 firma, ose 10 firma, se tani duhet t’i numëroj. Prej tyre, në shkelje flagrante të ligjeve dhe i ndëshkuar nga gjykata për to dhe prokuroria mercenarët e Ramës nuk e thirrën njëherë kur ne kërkuam.

Përkundrazi akuzuan Sali Berishën për gjëra që nuk kishte asnjë lidhje me to.

Gjykata zbatoi ligjin në kuptimin që firmat aty janë të Edi Ramës. Unë kam një firmë pas firmës së Edi Ramës, ex-oficio firma ime. Që absolutisht në gjithë aktivitetin tim nuk kam firmosur ndonjëherë kundër projekteve që ata kanë prurë, sepse me Kushtetutë, territori është i bashkive përveç rasteve kur kërcënohet siguria.

Edhe në atë rast, Kongresi i Autoriteteve Rajonale u shpreh në favor të Ramës dhe kundër meje. Pra, unë nuk mund të ndryshoja dhe Rama me 12 firma, Rama i cili ka ndërruar destinacionin pa u kthyer prona tek pronari, pa kërkesën e pronarëve, pa kërkesën e pronarëve fare, ka ndërruar destinacionin e një pjese të mirë të territorit në vitin 2006 për ta shndërruar në zonë urbanistike se duket ia kishte vënë syrin si toka e askujt bashkë me Olsin e tij dhe bashkë me një futbollist. Ishte bërë një treshe që donte të ndërtonin aty parajsën e tij.

Kjo është.

Thirrja e tij, unë them që çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Edi Ramës për ato akte.

Por edhe thirrja, do të jemi ballë përballë aty dhe i thoni të bëhet burrë, të mos kërkojë seancë pa mediat, të kërkojë mediat aty kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë korrupsioni, çfarë aktesh korruptive të mëdha ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët, por vetëm për llogari të xhepit të tij dhe enturazhit të tij.

Zoti Berisha, ju do shkoni vetë në gjykatë?

Sali Berisha: Sigurisht, pa diskutim, unë e mirëpres të shkojmë. U them bile të afrojmë se populli e pret këtë.

Ju siguroj që populli e pret.

Shqiptarët e presin me padurim një konfrontim në sallën e gjykatës midis meje dhe kryehajdutit që është bërë tani i famshëm në gjithë botën për vjedhjet që u bën shqiptarëve.

Përballë me zotin Rama apo me zotin Balla që është kallëzuesi juaj në SPAK?

Sali Berisha: Unë përballjen e kam kërkuar dhe e kërkoj me Edi Ramën. Ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmosur ndryshimin e destinacionit pa asnjë kërkesë pronarësh.

Asnjë kërkesë pronarësh, përveç Olsi Ramës dhe është një futbollist tjetër aty, do ia gjejmë emrin nëpër arkiva atij.

 

Po ndodh...

ide