Harry Kane kandidat për “Këpucën Artë”, ndiqet nga Mbappe dhe shqiptari Muriqi

16 Prill 2026, 11:32 / SPORT ALFA PRESS

Harry Kane kandidat për “Këpucën Artë”, ndiqet

Harry Kane po zhvillon një super sezon me Bayern Munich, me “bomberin” anglez që është kthyer në favoritin kryesor në garën për “Topin e Artë”, por ky trofe prestigjioz këtë sezon ka një specifikë të veçantë pasi përcaktues pritet të jetë Botërori “FIFA2026”. Në lidhje me garën për “Këpucën e Artë” aktualisht Harry Kane nuk ka rivalë pasi sulmuesi i Bayern Munich ka krijuar një distancë sigurie në raport me ndjekësit. Me 31 gola të shënuar deri në këtë pikë të sezonit në Bundesligë, Kane ka 62 pikë në total, pasi kampionati gjerman vlerësohet me 2 pikë, ashtu si në Angli, Itali, Spanjë dhe Francë.

Në këtë garë për këtë trofe individual, Harry Kane ndiqet nga Kylian Mbappe. Sulmuesi i Real Madrid ka 46 pikë në total, me 23 gola në La Liga. Në podiumin e golashënuesve më të mirë këtë sezon në 5 kampionet më të forta në Evropë ndodhet Erling Haaland. “Bomberi” i Man.City ka shënuar 22 gola deri në këtë pikë të sezonit.

Në mënyrë befasuese, në këtë garë “bomberash”, në vendin e katërt renditet Vedat Muriqi. Sulmuesi dardan po zhvillon një super sezon në Spanjë ku deri në këtë pikë ka realizuar 21 gola, 2 më pak se Kylian Mbappe.

Shumë larg kësaj gare ndodhet Serie A. Golashënuesi më i mirë në Itali është Lautaro Martinez me 16 gola. Në garën për “Këpucën e Artë”, kapiteni i Inter ndodhet në vendin e 11-të.

Po ndodh...

ide