Hiqet nga rendi i ditës projektligji për Gardën e Republikës, shpërthen opozita: Njeriun e shoferit të Ramës doni ta bëni kryegardist

16 Prill 2026, 11:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Hiqet nga rendi i ditës projektligji për Gardën e

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës dhe kalimin për shqyrtim në seancën pasardhëse të projektligjit Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar". Kërkesa e tij u miratua dhe me votat e opozitës.

PD e konsideron këtë projektligj, nismë e Ballës, si një shërbim që po i bëhet shoferit të kryeministrit Edi Rama.

Balla e mohon duke thënë se mashtrimet që hidhen për Gardën e Republikës janë një turp dhe se ato meritojnë respekt.

Klevis Balliu i lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.

Sipas tij ky pr.ligj po bëhet enkas për një person, për shoferin e kryeministrit edi Rama që të bëhet kryegardist.

“Pr/lgji për Gardën është kostum që është përgatitur nga kryeministri që të sjellë të preferuan kë krye të gardës. Parlamenti nuk mund të bëjë një pr.ligji për një person. Nuk ka njeri as në gardë e Parlament që se di që ky pr.ligj po bëhet për t’u bërë Simoni, njeriun e shoferit, kreu i gradës. Ai është pr.ligj për interesa të një individi. Parlamenti nuk mund të bëjë ligje për një individ, por për interesin e çdo shqiptari”, tha ai.

Ndërkohë, Taulant Balla iu kundërpërgjigj, duke shtuar se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë.

"Nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t’u përgatitur për debat dhe të vish këtu të thuash ndryshe; kjo është shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Në cilësinë e kreut të grupit kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse. Nuk është e vërtetë ajo që u tha.

Garda është elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend. Punonjësit e Gardës meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe çdolloj akuze apo insinuate dhe shpifjeje ndaj Gardës është e ulët.

Garda i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je në qeveri apo opozitë. Kryetari i Kuvendit i qëndroj propozimit tim. Është një praktikë pune, se kemi shumë çështje të tjera; kjo të kalojë në seancën e datës 23", tha Balla.

Po ndodh...

ide