Arrihet marrëveshja! Shoqata e Transportit Urban njofton rikthimin në normalitet të autobuzëve

16 Prill 2026, 10:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrihet marrëveshja! Shoqata e Transportit Urban njofton rikthimin në

Shoqata e Transportit Urban ka bërë me dije se shërbimi i transportit publik do të rikthehet në normalitet, pas një takimi të zhvilluar me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e Bashkisë.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës, në takim është rënë dakord që të shqyrtohet një skemë subvencionimi për karburantin, e cila do të përcaktohet në vijim në vlerë konkrete për litër.

Nga sot, operatorët pritet të vijojnë punën me kapacitet të plotë, duke garantuar rikthimin e shërbimit të rregullt për qytetarët.

Shoqata e transportit Urban: 

Patëm një takim me ministren e ekonomiës, ministrin e infrastukturës dhe kryetaren e bashkisë, u dakortësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do ketë subvension lekë për litër por do të jetë në diskutime si vlerë.

Nga sot do të vazhdoj transporti me kapacitet të plotë se dhe operatorët duan ta orfojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë.

Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike si tvsh akcizë kategorit që udhëtojnë falas.

 

Po ndodh...

ide