Shkrumbimi i pallatit në Tiranë, zbardhet dinamika! Dyshohet se disa të mitur i vunë flakën plehrave të marketit

16 Prill 2026, 10:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkrumbimi i pallatit në Tiranë, zbardhet dinamika! Dyshohet se disa

Ngjarja që tronditi kryeqytetin pasi komplesi te “5 maji” u përfshi nga flakët dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fëmijëve.

Pasi janë administruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, pesë të mitur shfaqen teksa qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të marketit në zonë, nga ku nisën dhe flakët e para, raporton Report.Tv

Pak  çaste më vonë, dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë, që dyshohet të ketë qenë një copë letër e ndezur me zjarr.

Të miturit shikohen duke hedhur letrën mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen me vrap nga vendngjarja.

Vetëm pak minuta më vonë, në horizont shfaqet tym, i cili në një kohë shumë të shkurtër shndërrohet në flakë, duke u përhapur me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 

Po ndodh...

ide