"30 milionë Euro mashtrim nga Shqipëria drejt Austrisë", dalin para gjykatës 5 të arrestuarit nga operacioni i Call Center-ave

Kanë dalë sot për tu njohur me masën e sigurisë 5 prej të arrestuarve të operacionit ku u goditën disa pika Call Centera që mashtronin qytetarët europiane.
Sipas dosjes hetimore alarmi është ngritur që në vitin 2024 nga autoritetet austriake ku janë mashtruar mijëra qytetarë me një dëm mbi 30 mln euro.
Autoritetet austriake përmes informacionit të dërguar në datë 25.11.2024 informojnë se përgjegjësit e platformave online ALPHASCRYPTO, CAPITALMARKET24 dhe GOLDCAPITAL24, dyshohet se kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024.
Nëpërmjet mashtrimit autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejte vetë ose për llogari te personave te tjerë, pasi te dëmtuarit për shkak të mashtrimeve dhe prezantimit t? te dhënave t? rreme kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash të cilat në total mendohet se mund të jetë më shumë se 30 milionë euro.
Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të një personazhi të famshëm. Investimet e supozuara nuk janë realizuar dhe kalimi i fondeve është drejtuar në rrjetin e ndërlikuar te pastrimit te parave.
Ndërsa 8 milionë dollarë u kthyen në kriptovaluta
“Nga ana e autoriteteve Austriake nëpërmjet Oficerit të kontaktit në datë 14.01.2023 jemi informuar se rrjeti i Call Centerave për të cilin po hetohet kishte lidhje me dy shtetas të
cilët sipas lyre ishin përfitues fundor të kriptovalutave të këtyre Call Center. Sipas këtij informacioni këta ishin shtetasit Mateo Hoxha, i cili kishte përfituar në total 3.217.957,71 USD dhe shtetasi Tedi Agastra i cili kishte përfituar 4.811.154,08 USD”.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128