
Vrasja e Fatbardh Licit, ish-e dashura e Safet Bajrit mohon akuzat

Ish-e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj saj si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “përkrahje të autorit të krimit”.
Mbrojtësi ligjor kundërshton masën shtrënguese me argumentin se provat e SPAK nuk qëndrojnë, shtuar këtu edhe faktin që Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.
E reja u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në vetën e 2018.
Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, ccka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.
Sipas informacioneve, Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje që në kohën kur ndodhi ngjarja, por është lënë e lirë.
Pritet që në shkallën e dytë të gjyqsorit të hidhet shorti elektronik për të përcaktuar gjyqtarin që do marrë në shqyrtim ankimin, ku më pas ky i fundit do caktojë datën e seancës.
Për të njëjtën ngjarje, e ankimuar masën në Apel edhe tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128