Emri/ Shpërthim me tritol gjatë natës në Lezhë, zbardhen detaje

14 Mars 2025, 08:21 / AKTUALITET ALFA PRESS
Emri/ Shpërthim me tritol gjatë natës në Lezhë,

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol gjatë natës në një lokal në Lezhë.

Mësohet  se lokali është në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj. Prej vitesh Markvukaj operon me disa biznese në Lezhë, si palestër, bar-kafe dhe së fundmi një fermë me kafshë.

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128