EMRAT/ Shitje e lëndëve narkotike, arrestohen dy persona në Durrës, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën…

14 Mars 2025, 11:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Shitje e lëndëve narkotike, arrestohen dy persona në

Dy persona, të identifikuar si Daljon Barci dhe Haxhi Qyra. janë arrestuar nga policia pasi shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Blutë njoftojnë se gjatë kontrollit të banesave, shtetasit D. B, ju gjetën dhe ju sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje.

Durrës /Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, operacioni policor antidrogë i koduar “Point Blank”.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Point Blank”.

Gjatë operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 23 vjeç, dhe H. Q., 25 vjeç, të dy banues në Hamallaj, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuara kokainë. Gjatë kontrollit të banesave, shtetasit D. B, ju gjetën dhe ju sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128