“Iku nga sheshi i burrave”/ Berisha komenton largimin e Dashnor Sulës nga PD: Ka kohë ta mendoj sërish!

14 Mars 2025, 11:40 / POLITIKË ALFA PRESS
“Iku nga sheshi i burrave”/ Berisha komenton largimin e Dashnor

Kryedemokrati Sali Berisha, nga Elbasani ku ndodhet për Ditën e Verës, ka komentuar largimin nga Partia Demokratike të deputetit Dashnor Sula, i cili iu bashkua “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha deklaroi se Dashnor Sula midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi që të ikte.

Por, theksoi kryedemokrati, “bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”.

“Sa i përket deputetit bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte dhe shkoi në punë të vet, Bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.

Po ndodh...