
Berisha bën sikur harron se bashkoi votat me Ramën për Listat e Mbyllura: Është padrejtësi, do ta ndryshojmë pas zgjedhjeve!


Duket se kaosi, zemërimi dhe zhgënjimi që shkaktoi Lista e mbyllur e PD, po e detyron Sali Berishën të rikuperojë sa të mundet dëmin me premtime absurde. Kreu i PD, ka përsëritur apelin për deputetët e PD që nuk u futën në listat e mbyllura që të vijojnë kontributin në parti pasi sipas tij, udhëtimi politik nuk mbaron me një finish, por është i gjatë
“Ata që njerëz që na përshëndetën sot këtu në qytet, kanë 30 vite që na ndjekin, na mbështesin, sakrifikojnë, nuk janë as deputetë as kanë marrë ofiqe por pse? Sepse ata i qëndrojnë besnikë idealeve të tyre”, tha Berisha.
Sa i takon listave të mbyllura, Berisha tha se është një padrejtësi e krijuar nga ndryshimet që iu bënë kodit zgjedhor në 2021 nga mazhoranca socialiste, duke bërë sikur harron se vetëm 8 muaj më parë në marrëveshje me Ramën bashkuan votat dhe listat i mbyllën edhe më shumë se në vitin 2021. Por pavarësisht kësaj, Berisha pa asnjë problem, premtoi se pas zgjedhjeve do të kërkojë sërish ndryshime në kodin zgjedhor, për ti dhënë frymëmarrje partive të vogla politike.
“Një padrejtësi e diktuar në mënyrë absurde që ky (Rama) synoi të shfarosë partitë e vogla, siç është rasti i LSI, e cila me 108 mijë vota mori 4 deputetë.
Ndërsa partitë e mëdha me 7 mijë vota morën 1 deputet. Këto janë praktika antidemokratike dhe ne, në rastin e parë që do na jepet mundësia do i japim mundësi atyre. Partitë e vogla janë 1/3 e elektoratit shqiptar, mentalitet diktatorial, pse it heqësh partitë e vogla kur ata kanë elektorat”, u shpreh Berisha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128