Foto-Lajm/ Vrau gruan dhe më pas preu damarët, ky është çifti i amerikanëve që tronditi sot Shkodrën!

2 Maj 2025, 11:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto-Lajm/ Vrau gruan dhe më pas preu damarët, ky është

Personat që shihni në foto janë çifti i amerikanëve, Brandon Saporito dhe Sandra Holley, të cilët tronditën paraditen e kësaj të premte qytetin e Shkodrës, por jo vetëm.

57-vjeçari amerikan, në gjendje të dehur, masakroi me thikë këtë të premte bashkëjetuesen e tij 53-vjeçare, Sandra Holley.

Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ajo humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që partneri i saj, i cili dyshohet të jetë dhe autori i këtij krimi, pasi vrau 53-vjeçaren vendosi që t’i jepte fund dhe jetës.

Me thikën që masakroi bashkëjetuesen ai ka prerë damarët dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkodrës ku dhe po lufton për jetën.

Krimi në familje u regjistrua në një banesë në rrugën “At Shtjefën Gjevoçi”, të cilën çifti e kishte marrë me qira.

Lidhur me këtë ngjarje më herët erdhi dhe një reagim nga blutë të cilët thanë se në momentin kur dhe shkuan në banesën e tyre, gjetën të pajetë 53-vjeçaren, ndërkohë që transportuan më pas në spital partnerin e saj.

“Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi Policia.

 

Po ndodh...

ide