FOTO/ Njollat e gjakut ende në vendngjarje/ Nga lokali në spital, si nisi sherri që përfundoi me krisma në Korçë

Teksa njollat e gjakut janë ende në vendngjarje, banorët e zonës ku ndodhi përplasja me armë në Korçë tregojnë se kishin dëgjuar të shtëna.
Një i moshuar pohoi se kishte dëgjuar disa të shtëna, por nuk ishte në dijeni të konfliktit.
“Nuk e dimë se ça ndodhi. Dëgjuam krisma, shtinë ata, pam-pam ja bëri”, tha një i moshuar që ka shtëpinë pranë vendit të ngjarjes.
Kujtojmë se nga konflikti me armë zjarri dhe me mjete të forta të plagosur mbetën dy persona, konkretisht Igli Hoti dhe Artan Qeshori, të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur, në momentin që nisi sherri. Njëri prej personave ka debatuar me palën tjetër teksa ishin duke dalë nga lokali dhe në gjendje të dehur kërkonte që t’i hapnin rrugën. Kaq ka mjaftuar që të fillonin një konflikt, i cili degradoi në përdorimin e armës dhe mjeteve të tjera të forta.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
