FOTO/ Rekrutonin vajza për ti detyruar të kryenin prostuticion në qendrat e masazhit, ja dy vëllezërit e identifikuar

23 Mars 2025, 10:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Rekrutonin vajza për ti detyruar të kryenin prostuticion në

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Sipas Prokurorisë, dy vëllezërit Andi dhe Mario Roshi, u arrestuan në shtator 2020 për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

Po ashtu iu sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:

‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;

‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’; 

‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe

Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volkswgen’ dhe ‘Scoda Octava’.