Foto/ Tatimi për profesionet e lira, protestë para Gjykatës Kushtetuese. Në tubim edhe delet

13 Qershor 2024, 19:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Tatimi për profesionet e lira, protestë para Gjykatës
Sot në orën 18:00 u mbajt përpara GJK një protestë kundër rritjes së tatimit për profesionistët e lirë.

Në këtë protestë janë parë shumë qytetarë, që mbanin në duar edhe pankarta të ndryshme.

Në tubim kanë qenë edhe delet, që mbanin të varura në qafë tabela të tilla si “Plazh po, protestë jo”, “Kafe po, protestë jo” etj.

Kushtetuesja do të shqyrtojë më datë 18 qershor 2024 tre padi të depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari.

Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Më 25 prill Kushtetuesja pranoi që të marrë në shqyrtim padinë e opozitës, ndërsa në një njoftim të ndarë në faqen zyrtare njofton se kjo padi do të shqyrtohet së bashku me dy të tjera.

Foto/ Tatimi për profesionet e lira, protestë para Gjykatës