Foto/ Tronditi vendin me dhunën ndaj të moshuarës, Pelaj: Ja kushtet në burg, ham fasule..

4 Nëntor 2022, 10:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Tronditi vendin me dhunën ndaj të moshuarës, Pelaj: Ja

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi mbarë trojet shqiptare, teksa një nënë dhunohej në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë, autorja e këtij skandali, Aurona Pelaj e cila tashmë ndodhet prapa hekurave, nuk ka reshtur së postuari reagime në FB.

Pelaj komenton mbi kushtet pas hekurave, ushqimi që i serviret  e deri te etiketimi i çdo personazhi publik që ka reaguar mbi skandalin.

Ish-punonjësja e azilit, e cila shihej në video teksa dhunonte nënën e dëshmorit  17 vjeçar Taulant Nura, nuk ka nguruar të postoj në adresën (që mendohet të jetë e saj) në Facebook statuse të tipit:

Në burgjet e Kosovës kushtet janë mizore

Foto/ Tronditi vendin me dhunën ndaj të moshuarës, Pelaj: Ja

Ditë e re!

Foto/ Tronditi vendin me dhunën ndaj të moshuarës, Pelaj: Ja

Natë e vështirë për mua!

Foto/ Tronditi vendin me dhunën ndaj të moshuarës, Pelaj: Ja

Na caktuan nga 30 ditë paraburgim mua dhe dy infermiereve të tjera etj. Duke i shoqëruar edhe me foto, madje në njerin prej statuseve shfaqet e habitur duke thënë se:

Sa e çuditshme !!! Në mesazhe private të gjithë më japin përkrahje e në komente publike të gjithë më shajnë. Pelaj shfaq pakënaqësi edhe për ushqimin duke publikuar një pjatë me fasule shoqëruar me emoj trishtues.

Foto/ Tronditi vendin me dhunën ndaj të moshuarës, Pelaj: Ja

 

Ish- infermjerja e shtëpisë së pleqve në Pejë ka komentuar edhe figurat politike apo personazhe të ndryshme televizive që kanë dënuar ngjarjen, ndër të cilat edhe  gazetarja Rudina Xhunga, për të cilën shkruan krahas publikimit të fotos “Kjo gazetarja deri dje e shiste trupin e saj për privilegje materiale, e sot bën moralin ”

Foto/ Tronditi vendin me dhunën ndaj të moshuarës, Pelaj: Ja

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Pelaj sëbashku me dy koleget e saj tronditën me veprimin e tyre mbarë opinionin duke ushtruar dhunë dhe bullizuar një të moshuar të pamundur. Së fundmi ndryshe nga ditët e mëparshme, ish punonjësja e azilit shfaq pendesën duke shkruar :

Statusi i Pelaj:

"Përshendetje quhem Aurona Pelaj. Më është lejuar nga Policia të bëj këtë shkrim dhe të kërkoj falje publikisht për gjesitn e shëmtuar që kam bërë dje. Çdo njeri gabon.Zyrtarisht I kërkoj falje familjes dhe të gjithë shqiptarëve anë e mban botës"

Ajo e konsideron veprim të turpshëm publikimin e videos pasi justifikohet duke thënë “kjo video ka kohë”, ndërsa më pas shton: Gjëra të pavërteta!/ Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide