Furgoni me arsenal armësh në Tiranë, zbulohet lidhja e Eugert Sinos me grupin e Aurel Hoxhës

Policia e Tiranës ka referuar në SPAK hetimin për arsenalin prej 23 armësh të zbuluar më 29 tetor në një furgon të parkuar në rrugën “Myslym Shyri”, në kryeqytet.
Çështja i është kaluar Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve se armët e sekuestruara i përkasin një grupi kriminal dhe për nevojë të hetimeve të specializuara.
Hetuesit dyshojnë se arsenali mund t’i përkasë grupit të Aurel Hoxhës, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020 ngjarje që u zbardh pjesërisht përmes zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC. Këto dyshime kanë shtuar nevojën për një hetim të thelluar nga prokuroria e posaçme.
I arrestuar për ngjarjen është Eugert Sino, në emrin e të cilit ishte vendosur pronësia e furgonit ku u zbuluan armët; para hetuesve 34-vjeçari tha se mori furgonin në pronësi pasi ia kishte kërkuar një person me emrin Bledar, mbiemrin e të cilit nuk e dinte.
Sino rezulton se ka punuar më parë në lokalin “Monopol”, në pronësi të Aurel Hoxhës.
Armët u gjetën në furgon të kamufluar me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore” dhe mes tyre raportohet të ketë qenë: 5 snajper, 1 silenciator, 12 armë zjarri pistoletë, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

