Gardh metalik, autobote dhe forca të shtuara policore, blindohet godina e Bashkisë Tiranë
7 Maj 2024, 10:49 / AKTUALITET

Pak para nisjes së protestës para Bashkisë Tiranë, të thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Rithemelimi në lidhje me dosjen “5D”, forca të shumta policore duket se janë stacionuar në zonë.
Ashtu si edhe protestat e fundit, pritet që edhe sot të ketë përshkallëzim të situatës, ndaj efektivë të shumtë janë në terren në përpjekje për të kontrolluar situatën e për të siguruar mbarëvajtjen normale të protestës.
Bashkia është rrethuar gjithashtu edhe nga gardhi metalik, pas të cilëve do të vendosen kordonët e policisë.
Duket se në zonën pranë bashkisë janë vendosur edhe autobote, të cilat do të përdoren në rastin e përshkallëzimit të tensioneve e dhunës në protestë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


