Gazetari Spartak Koka: Në polici janë rikthyer në poste drejtuese persona që kanë lidhje me grupe kriminale

1 Prill 2023, 19:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gazetari Spartak Koka: Në polici janë rikthyer në poste drejtuese

Gazetari Spartak Koka në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi situatën e kriminalitetit në vend

Ai theksoi se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale. Gjithashtu u ndal edhe tek radhët e Policisë, duke thënë se janë rikthyer në pozicionet të drejtuesve edhe persona që kanë lidhje me grupe kriminale.

“Duhet të ndryshojë sistemi i brendshëm i policisë. Ne shikojmë riaktivizimin e grupit drejtues të Hashashit në vitin 20016. Ishte po kjo qeveri e cila i nxori në dispozicion, dhe në mënyrë të habitshme gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë kthyer në pozicione shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit duke drejtuar sektorë që kanë të bëjnë me luftën kundër narkotikëve dhe aspekte të rëndësishme që duhet t’u garantojnë qytetarëve më shumë rend dhe më shumë siguri.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128