“Gazetarja që e puthin”, Daci tregon si u ndje:  Ishte siklet i paparë!

26 Maj 2022, 22:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Gazetarja që e puthin”, Daci tregon si u ndje:  Ishte

Gazetarja Glidona Daci, e cila ka marrë mjaft vëmendje ditët e fundit për shkak të puthjeve miqësore nga tifozët e ndryshëm gjatë pritjes për startimin e Ligës së Konferencës, ka komentuar se si është ndjerë vetë ajo. Daci u shpreh se është mësuar të jetë mjaft serioze në raportimet e saj për shkak edhe të faktit që mbulon kronikën e zezë, ndaj u ndje mjaft në siklet në situatat që e bënë të cilësohej si gazetarja që e puthnin.

 “Nisur edhe ndoshta nga natyra ime që unë të vij nga kronika e zezë dhe jam shumë serioze në raportim. Në momentin kur po raportoja për Blendin jam mësuar që aty jam gjithmonë stoike, serioze, konçize në çdo gjë që them. Kur ai erdhi dhe më puthi, unë ngela dhe nuk dija ç’të thoja sepse thashë “obobo çfarë u bë tani se u bë nami, po shpërndahet gjithandej dhe po komentohem gjithandej për këtë gjënë”.

Ndërkohë unë kam bërë lajme shumë më të mira në fushën time dhe nuk jam komentuar kaq shumë. Ishte shumë e sikletshme dhe u përpoqa ta kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme sepse për mua ishte vërtet shumë siklet. Që momentet e para nuk po e mbaja dot veten sepse nuk jam mësuar të raportoj në të tilla situata. Ishte siklet i paparë.”- tha ajo teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina.”

 

Po ndodh...

ide