Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze me vlerë mbi 11 mijë euro, kapet 40-vjeçari i dënuar më parë
25 Prill 2025, 09:06 / AKTUALITET
Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.
Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
