Gjen portofolin me 6 mijë € dhe e dorëzon/ 16-vjeçari: Dua t’i fitoj paratë me djersë

23 Shtator 2022, 10:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjen portofolin me 6 mijë € dhe e dorëzon/ 16-vjeçari: Dua

Një djalë 16-vjeçar, Erind Shkambaj nga Shkodra është bërë i njohur brenda disa orëve në rrjetet sociale pas gjestit të tij të pazakontë; ai gjeti një portofol brenda të cilit kishte 6 mijë të cilin e dorëzoi në polici.

Në emisioni Goodmorning Albania, në Euronews ai tregoi se pasi e kishte gjetur në rrugë, kishte pritur 30 minuta në rrugë për të zotin e portofolit përpara se të shkonte në polici. Adoleshenti u shpreh se nuk kishte hezituar për asnjë moment t’i dorëzonte paratë, pasi siç tha familja e ka edukuar se e vetmja para që vlen është ajo që fitohet me djersë.

“Atë lekë se kemi qejf si familje, kemi qejf vetëm lekun që vjen nga djersa jonë”, tha adoleshenti.

Ai rrëfeu se kur kishte shkuar në polici të dorëzonte portofolin efektivët ishin shokuar nga gjesti dhe shuma e parave që gjendeshin brenda tij. Portofoli i përkiste një shtetasi italian i cili, i kishte ofruar 16-vjeçit një shpërblim prej 100 eurosh për gjestin fisnik.

 

Po ndodh...