Gjenden në një kanal 3 armë të mbështjella me qese plastike, ja çfarë dyshohet

1 Prill 2025, 11:25 / AKTUALITET ALFA PRESS
Gjenden në një kanal 3 armë të mbështjella me qese

Janë gjetur 2 armë zjarri brenda një kanali në vendin e quajtur “Pompat” në Maliq. Armët, një kallashnikov dhe 2 pushkët, ishin të mbështjella me qese plastike.

Raportohet se 3 armët e zjarrit ishin të ndryshkuara dhe jofunksionale, ndërsa do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime.

“Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”, janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë).

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme”, njoftimi i policisë.

Po ndodh...