GJKKO lë në burg Safet Bajrin, flet avokati i tij: E ka dhënë analizën e ADN, nuk e di për cilën ngjarje

24 Shkurt 2025, 14:11 / AKTUALITET ALFA PRESS
GJKKO lë në burg Safet Bajrin, flet avokati i tij: E ka

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Safet e Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Safet Bajri u arrestua pak ditë më parë pranë banesës së tij në Dobraç të Shkodrës dhe u soll në kryeqytet.

 “Jam i hapur me hetimin. Nuk është si e raportuan mediat arrestuar, ai është paraqitur vetë, është e provuar. Safet Bajri e ka dhënë analizën e ADN sa herë është shoqëruar. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet, atë e di prokuroria”-u shpreh avokati i tij.

Ai figuronte edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat, ku flitej për krime të rënda, përfshi plane për vrasje.

Seanca për Bajrin dhe dy të tjerët u ndërpre fillimisht për arsye procedurale. Gjyqtarja Irena Gjoka do të verifikonte, si gjyqtare e gatshme, masën e dhënë në mungesë nga  gjyqtarja Etleva Deda, për shkak se kjo e fundit ndodhej jashtë vendit.

Por, mëngjesin e sotëm gjyqtarja Deda është paraqitur në punë dhe tashmë do të konsumohet procedura e rikalimit të akteve të dosjes në duart e saj. 

Sipas SPAK, motivi i vrasjes dyshohet ndër të tjera të jetë hakmarrja për vrasjen e Boran Bërçanës, i vrarë më 15 korrik 2018 bashkë me partneren e tij, Silvi Ndoci, pra një muaj para se të vritej Fatbardh Lici.

Nga hetimi ka rezultuar se Behar Bajri i faturonte Ibrahim Liçit vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Bërçana.

Po ndodh...

ide