GJKKO lë në burg Safet Bajrin, zbardhet dëshmia e “të fortit” të Shkodrës: Andej kam kaluar

20 Mars 2025, 13:28 / AKTUALITET ALFA PRESS
GJKKO lë në burg Safet Bajrin, zbardhet dëshmia e “të

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg Safet Bajrin, si i dyshuari kryesor që fshihet pas vrasjes së Fatbardh Licit, pas një atentati në Kiras të Shkodrës më 10 gusht 2018.

Në seancën gjyqësore Bajri nuk ka pranuar që faktet e paraqitura nga prokuroria të cilësohen si prova.

Safet Bajri ka dëshmuar se ditën e vrasjes ka qenë në diskotekë dhe në një restorant peshku, e më pas ka ndjekur të njëjtën rrugë për në shtëpi si çdo ditë tjetër.

"S'e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Me ikur në shtëpi, nga ajo rrugë do të kaloj, ku kam kaluar gjithmonë", ka thënë ai.

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt teksa dyshohet se fshihet pas vrasjes së Fatbardh Licit.

Së bashku me Bajrin të dyshuar të tjerë të përfshirë në këtë atentat janë dhe Behar Bajri si dhe Astmer Bilali, tashmë të arrestuar për një tjetër ngjarje kriminale.

Gjithashtu disa ditë pas arrestimit të Safet Bajrit, në pranga ka rënë dhe e dashura e tij, Eria Ago, e cila dyshohet se ka ndihmuar atentatorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Po ndodh...