Gjykata e Lartë rikthen burgim të përjetshëm për DRITAN DAJTIN, vrau 4 policë në 2009 në Durrës

Gjykata e Lartë vendosi sot të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, në vitin 2009 në Durrës.
Gjykata ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 Shkurt 2019, i cili u dënuar me 25 vite dhe ka lënë në fundi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me dënimin burgim për jetë.
"Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.'- njofton gjykata.
Dritan Dajti është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri. Ai po vuan dënimin për vrasjen e 4 policëve në 2009.
Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
