
Goditet organizata kriminale italo-shqiptare/ 40 persona në pranga, publikohen emrat e shqiptarëve të arrestuar

Karabinierët në Itali kanë arrestuar 40 persona si pjesë e një operacioni antidrogë i quajtur "Familja dhe Miqtë", në kuadër të cilit u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepron në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo.
Në burg u lanë 22 persona, ndërsa 18 janë në arrest shtëpie, ndërkohë mediat italiane kanë publikuar emrat e tyre.
Shqiptarët e arrestuar janë: Elton Barja, 44-vjeç; Klodjan Doda, 43 vjeç; Gentian Hoxha, 35 vjeç; Sokol Keçi, 52 vjeç; Genci Kormaku, 54 vjeç. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë Frederik Velaj 46 vjeç.
Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant'Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë, shkruajnë mediat italiane. Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë.
Organizata kriminale sillte në Sardenjë një ton drogë në vit, gati njëqind kilogramë në muaj, ku fiton rreth 15 milionë euro në vit. Hetimet nisën në vitin 2019 me sekuestrimin e parë të 90 kilogramëve hashash. Pas këtij operacioni, hetuesit rikonstruktuan të gjithë rrjetin e trafikut të drogës.
Kokaina ishte sjellë në Itali nga Shqipëria dhe në Sardenjë e fshehur në makina dhe mjete të rënda. Për hashashin, organizata kriminale - e cila kishte zgjedhur Spanjën për t'u furnizuar- përdorte transportues të zakonshëm që dërgonin paketa te marrësit e rremë: ata jepnin adresa të rreme dhe i thërrisnin në telefon për dërgesë, në mënyrë që të mund të merrnin personalisht pakot me drogë.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128