Goditi me thikë një 57-vjeçar pas një konflikti të çastit, arrestohet 44-vjeçari
25 Qershor 2024, 16:09 / AKTUALITET

A.K., 44-vjeç është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Kavajës.
Sipas edhe informacioneve nga blutë e Durrësit, 44-vjeçari ka goditur me thikë një shtetas tjetër.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Teksa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
