Goditi rojën e shkollës në Elbasan, Prokuroria e Elbasanit lëshon urdhër ndalimi për 40-vjeçarin

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti për 40-vjeçarin i cili goditi rojën e një shkolle.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, më datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K., i ditëlindjes 1984.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, me datë 17.02.2024 nga Prokuroria Elbasan është nxjerrë urdhri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me policinë e shtetit”, njofton prokuroria.
-
Vrau partneren me plumb në kokë, shqiptari: Po luanim
16 Shkurt, 22:09 -
“Bos droge”, kush është shqiptari i arrestuar në Bolivi
16 Shkurt, 21:18
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


