Vrau partneren me plumb në kokë, shqiptari: Po luanim

“Po luanim me armën se kishte siguri”, ka pohuar para hetuesve grekë 39-vjeçari nga Shqipëria, i cili ditën e sotme ka qëlluar në kokë dhe ka vrarë partneren e tij 29-vjeçare në zonën e Kaminisë, në Heraklion.
Sipas cretalive.gr, burime policore raportojnë se autori i vrasjes në Heraklion po kërkon të justifikojë krimin brutal. Përveç kësaj, siç theksojnë ata, armë nuk kishte asnjë siguri.
Raportohet se mes çiftit kishte pasur një sherr dhe se pasi qëlloi gruan, shqiptari njoftoi shërbimet e urgjencës, por tashmë ishte tepër vonë.
Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia.
Gruaja u gjet me një plagë plumbi në anën e kokës, pranë veshit.
Si u krye krimi?
Autori 39-vjeçar nga Shqipëria, me precedentë të mëparshëm për drogë, dyshohet se ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpinë ku jetonte me partneren e tij 29-vjeçare rumune.
Më pas me armën që e posedonte në mënyrë të paligjshme e ka qëlluar për vdekje në kokë dhe ka telefonuar në autoritetet.
39-vjeçari ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar me pistoletë partneren e tij.
Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe kishte tre gëzhoja, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe një gëzhojë.
-
“Bos droge”, kush është shqiptari i arrestuar në Bolivi
16 Shkurt, 21:18 -
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Fredi Belerin
16 Shkurt, 20:14
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


